Erdogan: Ne ndodhemi në Libi, sepse na kanë ftuar

Presidenti Erdoan u tha gazetarëve të premten në Stamboll se zyrtarët turq kanë shkuar në Libi me ftesë të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar (GNA), e cila gëzon legjitimitet ndërkombëtar.

1364140
Erdogan: Ne ndodhemi në Libi, sepse na kanë ftuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në Stamboll.

Në lidhje me një pyetje për Libinë, Erdoani bëri këtë vlerësim:

"(Lideri i forcave që veprojnë në lindje të Libisë) Gjenerali puçist Haftar nuk është një person legjitim. Për ne Haftari nuk është palë bashkëbiseduese. Haftari është atje një mercenar me rrogë, ai nuk është person legjitim, është i paligjshëm, jolegjitim. Udhëheqës legjitim aty është [Kryeministri Fayez] Al-Sarraj. Ne bisedojmë me Sarraj. Perëndimi, aty ku ftoi Sarrajn, ftoi edhe Haftarin. Nëse jemi atje [në Siri] me ftesë të popullit sirian, edhe me Libinë kemi një vëllazëri 500-vjeçare; me ftesën e këtyre (libianëve) kemi bërë një marrëveshje në fushën e trajnimeve ushtarake dhe sigurisë dhe në bazë të kësaj marrëveshjeje dhe ftesës së tyre kemi shkuar atje”.

Presidenti Erdogan u ndal edhe në çështjen e blerjes së sistemeve amerikane të mbrojtjes ajrore me raketat «Patriot», një çështje që ka zënë vend sërish në rend të ditës.

"Kur në rend të ditës ishin sistemet «S-400» [që janë blerë nga Rusia] ne i thamë presidentit amerikan Donald Trump: "Na i shisni raketat «Patriot», ne mund t’i blejmë edhe ato. Ne mund të përdorim edhe «S-400», edhe «Patriot», por ata nuk na kthyen përgjigje pozitive, nuk mundën ta bëjnë",- tha Erdoan.

 


Lajme të ngjashme