Prokurori kërkon dënimin me burg të gylenistëve që u sollën nga Kosova

Mbi gylenistët e sjellë nga Kosova rëndojnë akuzat "Drejtim i një organizate terroriste të armatosur" dhe "Spiunazh ndërkombëtar".

Prokurori kërkon dënimin me burg të gylenistëve që u sollën nga Kosova

Të pandehurit Mustafa Erdem dhe Yusuf Karabina u sollën në Turqi nga Kosovady vite më parë në kuadër të një hetimit kundër strukturimit të organizatës terroriste FETO jashtë vendit.

Në pretencën e saj për çështjen gjyqësore në fjalë prokurori kërkoi 22,5 vite burg për Mustafa Erdem për veprën penale "drejtim i organizatës së armatosur terroriste" dhe 15 vite burg për të pandehurin tjetër Yusuf Karabina për kryerje të veprës penale "anëtarësim në organizatë të armatosur terroriste".

Seanca gjyqësore u mbajt të enjten në Gjykatën e Krimeve të Rënda Nr.30 të Stambollit, ku të pandehurit Mustafa Erdem, Yusuf Karabina [për të cilët është në fuqi masa e sigurisë arrest në burg] morën pjesë bashkë me avokatët e tyre.

Prokurori i çështjes lexoi pretencën dhe kërkoi vazhdimin e masës së sigurisë [paraburgim] për të pandehurit.

Kur të pandehurit u pyetën për pretencën ata kërkuan kohë për të përgatitur mbrojtjen.  

Trupi gjykues vendosi vazhdimin e masës së sigurisë në fuqi [arrest në burg] dhe e shtyu seancën gjyqësore për një datë tjetër.

 


Lajme të ngjashme