Dy ushtarë turq u martirizuan nga sulmet ajrore të regjimit sirian

Dy ushtarë turq u martirizuan dhe pesë u plagosën në sulmet ajrore ndaj njësive të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në rajonin Idlib të Sirisë, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Turqisë.

1363457
Dy ushtarë turq u martirizuan nga sulmet ajrore të regjimit sirian

“Si pasojë e sulmit ajror kundër njësive tona përforcuese, të cilat ndodhen në rajonin e Idlibit me qëllim për të siguruar këtu armëpushimin, kanë rënë dëshmorë 2 heronj nga shokët tanë të armëve, si dhe janë plagosur 5 shokë të tjerë të armëve”,- njofton komunikata e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas informacioneve të fundit, që janë marrë nga burime të ndryshme në rajonin e Idlibit, mësohet se janë asgjësuar më shumë se 50 elementë të regjimit, 5 tanke, 2 transportues të blinduar, 2 kamionçina (pick-up) të armatosur dhe 1 obus, vijon komunikata e Ministrisë.

 


Lajme të ngjashme