Vazhdojnë bisedimet Turqi-Greqi për masat e rritjes së besimit

Bisedimet ndërmjet delegacioneve të ministrive të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë dhe Greqisë për zhvillimin e bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së mërkurë.

1362267
Vazhdojnë bisedimet Turqi-Greqi për masat e rritjes së besimit

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bëri me dije se të martën përfundoi dita e dytë e bisedimeve që vijojnë në kryeqytetin Athinë të Greqisë ndërmjet delegacioneve të ministrive turke dhe greke të Mbrojtjes Kombëtare.

“Përfundoi dita e dytë e bisedimeve që vijojnë në Athinë me synimin e zhvillimit të bashkëpunimit të ndërsjellë, sidomos për masat e rritjes së besimit. Bisedimet do të vazhdojnë edhe ditën e mërkurë”, thuhet në një njoftim të publikuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë në llogarinë e saj zyrtare në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme