Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë udhëheqjes legjitime të Libisë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se tanimë ka filluar të pranohet qëndrimi i vendosur i Turqisë në Mesdhe.

1362501
Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë udhëheqjes legjitime të Libisë

Recep Tayyip Erdogan, Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), deklaroi se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë udhëheqjes legjitime të Tripolit.

Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit parlamentar të partisë së tij Presidenti Erdogan tha: “Avancimi i puçistit Haftar është ndalur me hyrjen e vendit tonë në Libi. Nëse një marrëveshje e drejtë nuk del nga bisedimet që përfshijnë bashkësinë ndërkombëtare, ne do të mbështesim administratën legjitime të Tripolit për të dominuar në vend. Vendimi i qeverisë së Tripolit është një vendim i drejtë”.

Presidenti Erdogan gjithashtu tha se tanimë ka filluar të pranohet qëndrimi i vendosur i Turqisë në Mesdhe, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Ne po forcojmë gradualisht ndryshimet në favor të vendit tonë pas marrëveshjes që kemi bërë me Libinë në Mesdhe. Bashkimi Evropian (BE) nuk ka juridiksion mbi Libinë. Falë qëndrimit tonë të vendosur për këtë çështje, statusi që ne deklaruam në Mesdhe ka filluar të pranohet gradualisht nga vendet e përfshira, veçanërisht nga Greqia”.

 


Lajme të ngjashme