Kryeparlamentari turk reagoi ashpër ndaj deklaratave të Macronit

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop reagoi ashpër ndaj deklaratës së Presidenti të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me luftën kundër “separatizmit islam”.

1362621

Në një deklaratë të publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter, Kryeparlamentari Sentop tha: “Deklarata e Presidentit të Francës Emmanuel Macron, i cili prishë paqen në Sahel, Libi, që shkakton kaos në trevat islame dhe që është furnizuesi me armë i puçistit Haftar, se do të luftojë kundër ‘separatizmit islam’ është një armiqësi primitive ndaj islamit. Franca së pari duhet të përballet me të kaluarën e saj raciste dhe masakruese”.

Sentop në postimin e tij gjithashtu përfshiu një foto të Presidentit Francez Macron të përqafuar me gjeneralin puçist Halife Haftar.

Lajme të ngjashme