Çavusoglu takohet në Ankara me delegacionin e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, u takua të mërkurën me delegacionin e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë.

Çavusoglu takohet në Ankara me delegacionin e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë

Përmes një postimi nga llogaria e tij zyrtare në “Twitter”, Çavusoglu bëri me dije se është takuar në Ankara me delegacionin e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë.

“U takuam delegacionin e Këshillit Kombëtar Kurd të Sirisë, i cili është përfaqësuesi legjitim i kurdëve sirianë. Ne theksuam mbështetjen tonë për rolin e tyre në Koalicionin Kombëtar Sirian dhe në procesin politik. Gjithashtu potencuam se dëmin më të madh për kurdët e bën organizata terroriste PKK/YPG”, vlerësoi shefi i diplomacisë turke në rrjetin social “Twitter”.



Lajme të ngjashme