“Palën ruse e kemi informuar për përgatitjet ushtarake nëse regjimi [sirian] nuk tërhiqet”

Zëdhënësi i AK Partisë në pushtet, Omer Çelik u tha gazetarëve të martën se Rusisë i bërë e qartë se ushtria turke i kanë bërë përgatitjet e nevojshme ushtarake për ta realizuar vetë nëse regjimi i Esadit në Siri nuk tërhiqet në kufijtë e mëparshëm.

1361925
“Palën ruse e kemi informuar për përgatitjet ushtarake nëse regjimi [sirian] nuk tërhiqet”

Presidenti dhe njëherësh kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) të martën zhvilloi një takim me një pjesë të deputetëve të partisë.

Mbledhja u mbajt në selinë e AK Partisë pa praninë e mediave dhe zgjati 3 orë. Pas mbledhjes zëdhënësi i AK Partisë, Omer Çelik doli para kamerave dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Duke folur për kontaktet e delegacionit turk në Moskë të Rusisë, zëdhënësi Çelik tha: “Takimi ka vazhduar për dy ditë. Palës ruse iu përcollën tezat e Ankarasë, duke i bërë të ditur në mënyrë të qartë dhe të prerë se Turqia i ka bërë përgatitjet e duhura ushtarake për ta realizuar me mundësitë e veta nëse regjimi nuk tërhiqet në kufijtë e mëparshëm. Kjo është një qasje e detyrueshme për të parandaluar një katastrofë humanitare. Dhe kjo i është komunikuar edhe palës tjetër [ruse]. Kur të kthehet delegacioni do të paraqesë një raport të gjithanshëm”.

Ndërsa lidhur me marrëdhëniet me Kinën Çelik bëri këtë vlerësim:

“Ne jemi në solidaritet me Kinën në luftën e saj me koronavirusin, por nga ana tjetër kemi edhe shumë lajme negative për turqit ujgurë. Ne e shprehim që jemi të shqetësuar dhe na vjen keq për këto lajme. Së shpejti një delegacion do të realizojë vizitë zyrtare në Kinë. Ne themi atë që kjo vizitë duhet të jetë transparente dhe të lejohen vizitat në vendet që duam të shikojmë ne”.

 


Lajme të ngjashme