Trumpi falënderon Erdoganin për përpjekjet e Turqisë në Idlib

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka falënderuar Presidentin Recep Tayyip Erdogan për përpjekjet e Turqisë në lidhje me zonën e Idlibit në Siri, gjatë një bisede telefonike mes tyre ditën e shtunë.

1360536
Trumpi falënderon Erdoganin për përpjekjet e Turqisë në Idlib

Ndihmëszëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere, publikoi të dielën një komunikatë me shkrim për bisedën telefonike ndërmjet presidentëve Erdogan dhe Trump.

“Presidenti Trump shprehu shqetësimet e tij rreth dhunës në qytetin Idlib të Sirisë dhe e falënderoi Erdoganin për përpjekjet e bëra nga Turqia në drejtim të parandalimit të një fatkeqësie humanitare”, thuhet në komunikatën e ndihmëszëdhënësit Deere.

Siç theksohet në këtë njoftim, Trumpi uroi gjithashtu që të marrë fund mbështetja e Rusisë për regjimin e Assadit dhe të arrihet një zgjidhje politike për luftën civile në Siri.

“Trumpi ka përsëritur edhe se ndërhyrja e fuqive të huaja në Libi do ta përkeqësonte edhe më shumë situatën”, nënvizohet në fund të komunikatës me shkrim të Shtëpisë së Bardhë.



Lajme të ngjashme