Dorëzohen edhe dy terroristë të arratisur të PKK-së

Dy terroristë të tjerë nga organizata terroriste separatiste PKK/YPG, të cilët u arratisën nga veriu i Sirisë, u dorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.

1360876
Dorëzohen edhe dy terroristë të arratisur të PKK-së

Dy terroristë të tjerë nga organizata terroriste separatiste PKK/YPG, të cilët u arratisën nga veriu i Sirisë, u dorëzuan pranë forcave turke të sigurisë.

Sipas komunikatës të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në llogarinë e saj zyrtare në Twitter, vazhdon shpërbërja e organizatës terroriste PKK.

Në këtë kontekst dy terroristë të PKK/YPG-së të arratisur nga radhët e organizatës terroriste në veri të Sirisë u vetëdorëzuan në postet kufitare në Çobanbey të rrethit Kilis dhe Suruç të Sanliurfas.

Ndërkaq një familje, e cila protestonte ulur përpara godinës së kryesisë së degës së Partisë Demokratike të Popujve (HDP) në Diyarbakir për fëmijët e rrëmbyer nga organizata separatiste terroriste PKK, u bashkua me fëmijën e tyre.

Nëna Gevriye Ayhan, e cila iu bashkëngjit protestës përpara godinës së degës së HDP-së në nënprefekturën Kayapinar më 13 janar, dje me telefonatën e ministrit të Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu mori sihariqin për dorëzimin e vajzës së saj pranë forcave të sigurisë në Sanliurfa.

Nëna Ayhan, e cila erdhi në departamentin e antiterrorizmit të Drejtorisë së Policisë së provincës me dy djemtë, u takua me vajzën e saj Pelda në selinë e policisë, ku u vajza u mor për të dhënë dëshmi.

Në momentin e takimit të Ayhan me të bijën Pelda pas 5 vitesh u jetuan çaste emocionuese.

Kështu, numri i familjeve që protestojnë ulur para ndërtesës së HDP-së në Diyarbakir të cilat u bashkuan me fëmijët e tyre u rrit në 7.

 


Lajme të ngjashme