Zëvendëspresidenti Oktay tërheq vëmendjen në zonën e mbyllur Maras të RTQV-së

Fuat Oktay mori pjesë në një darkë të shtruar për nder të një hoteli të organizuar nga Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Ersin Tatar.

1360282
Zëvendëspresidenti Oktay tërheq vëmendjen në zonën e mbyllur Maras të RTQV-së

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se Turqia synon të tejkalojë 70 milionë turistë deri në vitin 2023.

Fuat Oktay mori pjesë në një darkë të shtruar për nder të një hoteli të organizuar nga Kryeministri i Republikës Turke të Qipros Veriore (RTQV) Ersin Tatar.

Duke kujtuar arsyen e Operacionit të Paqes në Qipro në vitin 1974, Oktay tha: "Operacioni i Paqes u bë për të ndaluar gjakderdhjen pas një persekutimi që ndodhi për dekada".

Oktay, tërhoqi vëmendjen në përpjekjet për gjysmë shekulli për gjetjen e një zgjidhjeje për rajonin e mbyllur Maraş, ndërsa tha: “Këtu shohim që një vend si parajsë po kalbet. Ne shohim një zonë që kalbet deri në ndërtesa. Prandaj ne sot këtu ndodhemi për të ngritur zërin në mënyrë më të lartë dhe për të dhënë këtë mesazh. Durimit të Turqisë, RTQV-së dhe të turqve qipriotë i erdhi fundi”.

Ai theksoi se nuk do të presin për një gjysmë shekulli të dytë për të ringjallur rajonin në fjalë, ndërsa deklaroi se do të punojnë me vendosmëri për të zgjidhur problemin.

Zëvendëspresidenti sqaroi se tashmë kanë filluar një studim në fushën e turizmit dhe bëri të ditur se “Turqia ka pritur 52-53 milionë turistë këtë vit. Qëllimi ynë është të tejkalojmë 70 milionë turistë deri në vitin 2023".

Oktay gjithashtu shtoi se Turqia do të bëjë punime për rritjen e numrit të turistëve në RTQV dhe rritjen e të ardhurave nga turizmi.

 


Lajme të ngjashme