Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

Në operacionet antiterror të kryera në zonën Hakurk në veri të Irakut janë neutralizuar 8 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

1360299
Ushtria turke neutralizon 8 terroristë të PKK-së në veri të Irakut

operacionet antiterror të kryera në zonën Hakurk në veri të Irakut janë neutralizuar 8 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare, gjatë operacionit u përcaktuan disa terroristë, të cilët po përgatiteshin për të sulmuar zonat bazë në Hakurk.

Në komunikatë thuhet se “Gjatë operacioneve ajrore të kryera në zonën Hakurk në veri të Irakut, janë neutralizuar 8 pjesëtarë të PKK-së në mesin e të cilëve edhe i ashtuquajturi përgjegjësi i njësisë së sabotimit”.

Në mes tjerash thuhet se operacionet antiterroriste në këtë zonë po vazhdojnë me vendosmëri krahas kushteve të këqija të motit.

 


Lajme të ngjashme