Turqia i bëri të ditur Rusisë se agresioni i regjimit të Esadit ndaj Idlibit duhet të ndalet

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me "Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut" dhe rendin e ditës.

1360409
Turqia i bëri të ditur Rusisë se agresioni i regjimit të Esadit ndaj Idlibit duhet të ndalet

Ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu tha se i kanë bërë të ditur Rusisë që agresioni në Idlib duhet të ndalet.

Çavusoglu iu përgjigj pyetjeve në lidhje me "Konferencën e 56-të të Sigurisë së Munihut" dhe rendin e ditës.

Duke vënë në duke se ai gjithashtu u takua me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, ministri Çavusoglu tha: “Delegacioni turk nesër do të takohet me delegacionin rus në Moskë. Ne biseduam më parë me Sergey Lavrov dhe theksuam se kjo agresion duhet të ndalet në Idlib dhe gjithashtu duhet të vendosim një armëpushim të përhershëm që nuk do të shkelet tani e tutje. Delegacionet tona do t'i vlerësojnë nesër këto çështje në Moskë”.

Çavusoglu bëri të ditur se gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm kinez, Vang Yi, kanë biseduar për llojin e ri të koronavirusit (Kovid-19).

Ai tha se posaçërisht kanë biseduar në lidhje me situatën e turqve ujgur ndërsa shtoi që “Ne e shtrojmë këtë çështje në çdo takim në lidhje me turqit ujgur. Gjithmonë ka qenë përparësia jonë që ata të ushtrojë të gjitha të drejtat e tyre dhe të jetojë në paqe si një qytetarë të barabartë të Kinës. Në të njëjtën mënyrë ne i sollëm në rendin e ditës pritjet për këtë çështje. Turqit ujgur kanë të drejtë të jetojnë duke përdorur të gjitha të drejtat e tyre si qytetarë të klasit të parë”.

Duke rikujtuar se ai mori pjesë në takimin e Komitetit Ndërkombëtar të Monitorimit të Libisë të mbajtur në Munih, me qëllim të ringjalljes së armëpushimit të përhershëm dhe procesit politik në Libi, Çavusoglu tha se në Libi duhet të vendoset një armëpushim i detyrueshëm në këtë vend.

Çavusogu tërhoqi vëmendjen në kontributet e Turqisë për vendosjen e armëpushimit të qëndrueshëm në Libi, por lideri i forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, Halife Haftar vazhdon me shkelje, ndërsa shtoi se të gjitha proceset në Libi, përfshirë edhe procesin politik, varen nga respektimi i armëpushimit në terren.

 


Lajme të ngjashme