Erdogan përuroi fazën e dytë të Teknopark-Stamboll

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së fazës së 2-të të Teknopark-Stamboll.

1360399
Erdogan përuroi fazën e dytë të Teknopark-Stamboll

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se me rritjen e besimit në ekonomi kanë filluar të vijnë edhe rekordet e prodhimit.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së fazës së 2-të të Teknopark-Stamboll.

“Në 18 vjet përveç punimeve gjigande në vendin tonë, ne kemi siguruar qendra të tilla (Teknopark-Stamboll) për të mbështetur shkencën, teknologjinë dhe inovacionin. Teknopark-Stamboll gjithashtu tërheq kompani të huaja me infrastrukturën e tij të kualifikuar, punëtoritë, laboratorët dhe lehtësirat sociale. Pasi të përfundojë, Teknopark-Stambolli do të bëhet një vend që pret më shumë se një mijë kompani kërkimore dhe zhvillimore në një sipërfaqe të mbyllur prej 1.5 milion metra katror”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk tha se tanimë universitetet, studiuesit të lartë nga qendrat kërkimore më të mira të botës kanë filluar të zgjedhin Turqinë për kryerjen e punimeve të tyre.

Duke vënë në dukje se e ardhmja e Turqisë është në teknologji dhe inovacion, Presidenti tha: “Kërkesat e ardhura për Programin Ndërkombëtar të Studiuesve Liderë, të cilin ne e filluam vitin e kaluar janë mjaftë shpresëdhënëse. Me rritjen e besimit në ekonomi kanë filluar të vijnë edhe rekordet e prodhimit”.

 


Lajme të ngjashme