Erdogan: Nëse regjimi i Esadit nuk tërhiqet deri në fund të shkurtit ne do të ndërhyjmë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan edhe njëherë theksoi vendosmërinë e Turqisë për të ndalur dhunën dhe për të vendosur sigurinë e kufijve të saj.

1360216
Erdogan: Nëse regjimi i Esadit nuk tërhiqet deri në fund të shkurtit ne do të ndërhyjmë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha që në qoftë se regjimi i Esadit nuk tërhiqet në kufijtë e arritur me marrëveshje deri në fund të muajit shkurt atëherë Turqia do të ndërhyjë.

Presidenti Erdogan foli në ceremoninë e dhënies së çmimeve për punimet e anëtarëve të rinj të kryesisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) të rrethit të Stambollit.

Erdogan gjatë fjalës së tij edhe njëherë theksoi vendosmërinë e Turqisë për të ndalur dhunën dhe për të vendosur sigurinë e kufijve të saj.

Duke vënë në dukje se problemi në Idlib nuk do të zgjidhet deri sa forcat e regjimit të mos tërhiqen në kufijtë e përcaktuar me Marrëveshjen e Soçit, Erdogan shtoi se nëse është e nevojshme Turqia do të veprojë vet në këtë rajon.

“Zgjidhja në Idlib, e cila është vendi më urgjent në Siri për momentin, është të ndalohet sa më shpejt agresioni i regjimit dhe që forcat e tij të tërhiqen në kufijtë e arritur me marrëveshjet më herët. Në të kundërtën ne do ta bëjmë këtë deri në fund të shkurtit. Do të ishim të kënaqur nëse do të mund ta bënim këtë me mbështetjen e miqve tanë. Por, nëse këtë duhet ta bëjmë në mënyrë të vështirë, atëherë do ta bëjmë edhe atë”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk në mes tjerash shtoi se “Gjumi i qetë për ne është haram për deri sa Siria nuk spastrohet nga organizatat terroriste dhe dhuna e regjimit”.

 


Lajme të ngjashme