Turqia reagon ashpër ndaj Sirisë

Deklarata e Zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Z. Hami Aksoy, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me rezolutën e miratuar nga Parlamenti i Regjimit Sirian për Ngjarjet e 1915.

Turqia reagon ashpër ndaj Sirisë

“Rezoluta e sotme (13 shkurt) e Parlamentit të Regjimit Sirian për të njohur incidentet e vitit 1915 si të ashtuquajtur gjenocid, paraqet në vetvete një shembull të zymtë. Është fotografia e hipokrizisë së një regjimi që ka vite që bën çdo lloj masakre ndaj popullit të vet, përfshirë edhe fëmijët; që ka shkaktuar shpërnguljen e miliona njerëzve dhe i një regjimi i mirënjohur për mjeshtërinë e tij në përdorimin e armëve kimike”,- thotë zëdhënësi Aksoy në komunikatën e shkruar.

Tragjedia humanitare që ka shkaktuar ky regjim vazhdon ende me një nga katastrofat më të mëdha në histori që po dëshmojmë në kufirin tonë.



Lajme të ngjashme