Shefi i Shtabit bisedoi me homologun rus për Idlibin

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) ka realizuar një bisedë telefonike me homologun e tij rus, gjeneralin Valery Gerasimov.

Shefi i Shtabit bisedoi me homologun rus për Idlibin

Sipas një postimi të Forcave të Armatosura Turke (TSK) në «Twitter» gjenerali Gyler ka zhvilluar një bisedë telefonike me Shefin e Shtabit të ushtrisë ruse, Gjeneralarmate Valery Gerasimov.

Të dy gjeneralët kanë diskutuar për zhvillimet në Idlib të Sirisë dhe çështjet e tjera aktuale, mësohet nga njoftimi në fjalë.

 


Lajme të ngjashme