Erdogani takohet me homologun pakistanez, Arif Alvi

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua mbrëmjen e së enjtes me Kryetarin e Shtetit të Pakistanit, Arif Alvi.

Erdogani takohet me homologun pakistanez, Arif Alvi

Në Pakistan për një vizitë zyrtare dyditore, Erdogani u takua me Alvin në Pallatin Presidencial.

Pas takimit të zhvilluar pa praninë e gazetarëve, kreu i shtetit turk mori pjesë në darkën e shtruan për nder të tij nga homologu pakistanez.

Në këtë darkë, çifti Recep Tayyip dhe Emine Erdogan u shoqëruan nga Presidenti Arif Alvi dhe bashkëshortja e tij, Samina Alvi.



Lajme të ngjashme