Erdogan në Forumin e Biznesit Turqi-Pakistan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se asnjë prej atyre që kanë investuar në Turqi nuk është penduar.

Erdogan në Forumin e Biznesit Turqi-Pakistan

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se asnjë prej atyre që kanë investuar në Turqi nuk është penduar.

I ndodhur për një vizitë në Pakistan, në kuadër të takimeve, Presidenti Erdoan mori pjesë në Forumin e Biznesit Turqi-Pakistan.

Në fjalimin e rastit, Erdoan tha se kërkojnë që vëllimi tregtar me Pakistanin të rritet në 1 miliardë dollarë dhe pasi të bëhet kjo ta rrisin këtë objektivë në 5 miliardë dollarë.

Ai tha se investimet e drejtpërdrejta të Turqisë në Pakistan arrijnë në 500 milionë dollarë dhe shtoi: “Deri më tani nga të gjithë ata që kanë pasur besim tek vendi ynë dhe kanë investuar në Turqi, askush nuk është penduar”.

Duke bërë të ditur se populli pakistanez preferon vendet Perëndimore për tu kuruar, Erdoan tha: “Turqia ka arritur një progres të madh në çështjen e infrastrukturës mjekësore. Qoftë me shërbimin, qoftë me çmimet Turqia është shumë më përpara vendeve Perëndimore. Itinerari i ri i vëllezërve pakistanezë që duan të kurohen duhet të jetë Turqia, e cila ofron të njëjtin shërbim me çmime më të përshtatshme”.     

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan pas Forumit të Biznesit Turqi-Pakistan u takua me Kryeministrin e Pakistanit, Imran Han.

Takimi kokë më kokë në Kryeministri u zhvillua pa praninë e mediave.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit, Erdoan tha: “Turqia mbështet zgjidhjen e problemit të Kashmirit me rrugën e dialogut dhe në bazë të vendimeve të Kombeve të Bashkuara, duke marrë në konsideratë pritjet që kanë vëllezërit tanë të Kashmirit”.  

Edhe Kryeministri i Pakistanit, Imran Han, tha: “8 milionë banorë të Kashmirit jetojnë në një burg në qiell të hapur. Unë falënderoj të nderuarin Erdoan për ato që tha për Kashmirin”.

Gjithashtu ai tha: “Në këto momente janë duke u bërë sulme ndaj jush (Turqisë) në Siri, në këtë çështje Pakistani do të jetë gjithmonë pranë jush”.

 


Lajme të ngjashme