Presidenti Erdogan, “lideri botëror më i dashur” në Maqedoninë e Veriut

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka rezultuar “lideri botëror më i dashur” në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Erdogan, “lideri botëror më i dashur” në Maqedoninë e Veriut

Sipas përfundimeve të një sondazhi të realizuar nga Agjencia Kërkimore Brima, anëtare e Shoqatës Ndërkombëtare Gallup (GIA), një kompani hulumtuese ndërkombëtare me seli në Zvicër, Erdogani ka zënë vendin e parë në listën e quajtur “liderët botërorë më të dashur”.

Nga të anketuarit, 60 për qind kanë shprehur opinion pozitiv për kreun e shtetit turk.

Erdogani ndiqet nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, me 54 për qind. Vendin e tretë e ka zënë Presidenti i Federatës Ruse – Vladimir Putin, të katërtin Papa Françesku dhe të pestin Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – Donald Trump.

Kurse Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili ka përdorur veton për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, është renditur në fund të listës.

Vetëm 21 për qind e të anketuarve kanë shprehur mendim pozitiv në lidhje me Macronin.



Lajme të ngjashme