Akar në Shtabin e NATO-s në Bruksel, takime me homologët amerikan, ukrainas dhe grek

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar, u takua të mërkurën me sekretarin amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper, në Shtabin e NATO-s në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, ku po mbahet Takimi i Ministrave të Mbrojtjes së Aleancës.

1358547
Akar në Shtabin e NATO-s në Bruksel, takime me homologët amerikan, ukrainas dhe grek

Bëhet e ditur se në takim janë shkëmbyer mendimet për çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes në Irak e Siri, si dhe është theksuar rëndësia e kontributeve më konkrete nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja për Idlibin.

Në kuadër të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s, ministri Akar realizoi edhe disa kontakte të tjera.

Pas pjesëmarrjes në Mbledhjen e Shteteve Kornizë në Misionin e Mbështetjes së Vendosur, Akar u takua me ministrin e Mbrojtjes së Ukrainës, Andriy Zagorodnyuk.

Takimi Akar-Zagorodnyuk kishte në fokus zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimin në fushën ushtarake dhe atë të mbrojtjes.

Një tjetër takim i ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë ishte ai me homologun grek, Nikolaos Panagiotopoulos.

Ata theksuan rëndësinë e mbajtjes hapur të kanaleve të dialogut ndërmjet dy vendeve.

Hulusi Akar mori pjesë edhe në sesionin e parë me temë “Operacionet dhe Misionet”, realizuar në kuadër të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.



Lajme të ngjashme