Turqia do të dërgojë në Moskë një delegacion për çështjen e Idlibit

Pas kontakteve të delegacionit rus në Ankara kësaj radhe Turqia do të dërgojë në Moskë një delegacion.

1358120
Turqia do të dërgojë në Moskë një delegacion për çështjen e Idlibit

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu njoftoi se një delegacion turk do të shkojë në Rusi për të biseduar për çështjen e Idlibit.

Pas kontakteve të delegacionit rus në Ankara kësaj radhe Turqia do të dërgojë në Moskë një delegacion.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin shqiptar të Evropës dhe të Punëve të Jashtme, Gent Cakaj të mbajtur në Tiranë, ministri Çavusoglu preku edhe në zhvillimet e fundit në Idlib.

Duke vënë në dukje se “Ne nuk do ta lëmë dhe nuk lamë në tokë gjakun e dëshmorëve tanë”, ministri Çavusoglu tha: “Presidenti Erdogan zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Rusisë Putin. Ne përpiqemi të bashkëpunojmë me Rusinë për vendosjen e një armëpushimit të qëndrueshëm”.

 


Lajme të ngjashme