Turqi-ShBA bien dakord për vazhdimin e Memorandumit të Idlibit

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) u takua të mërkurën me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey.

1358339
Turqi-ShBA bien dakord për vazhdimin e Memorandumit të Idlibit

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) u takua të mërkurën me Përfaqësuesin Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Sirinë, James Jeffrey.

Sipas deklaratës nga Zyra e Zëdhënësit të Presidencës, takimi u bajt në Kompleksin Presidencial pa praninë e medias dhe zgjati afërsisht 1,5 orë.

Në takim u shkëmbyen mendime mbi zgjidhjen e krizës [siriane] të përqendruar në Idlib, si dhe u cilësua e papranueshme marrja në shënjestër e pikave turke të vrojtimit nga regjimi sirian. 

Gjatë takimit, u theksua fuqishëm vendosmëria e Turqisë për të mbrojtur ushtarët e saj dhe civilët në kuadër të Memorandumit të Idlib.

Duke i mëshuar rëndësisë që ka vazhdimi i këtij memorandumi, në takim u theksua se të gjitha vendet duhet të përmbushin përgjegjësitë e tyre për të parandaluar thellimin e mëtejshëm të krizës humanitare që po kalon Siria, ndërsa u tha se sulmet e regjimit duhet të ndalen në mënyrë që të funksionojë procesi i zgjidhjes politike.

Ndër të tjera në takim iu mëshua edhe rëndësisë që ka mbështetja konkrete e bashkësisë ndërkombëtare në përshpejtimin e punës së Komitetit Kushtetues dhe në sigurimin e një mjedisi për mbajtjen e zgjedhjeve të drejta dhe të lira; u nënvizua se nismat diplomatike duhet të shtohen menjëherë me qëllim parandalimin e vale të re migracioni, fenomen që është kthyer në një tragjedi të madhe njerëzore me shtimin e sulmeve të regjimit kundër civilëve në Idlib. Turqia rikonfirmoi vendosmërinë e saj për të luftuar pa dallim me të gjithë elementët terroristë në rajon.

Një çështje tjetër që u shqyrtua në takim kishte të bënte me zhvillimet e fundit në Libi dhe në suazën e kësaj u theksua rëndësia e sigurimi i qëndrueshmërisë së armëpushimit dhe tranzicioni politik.

 


Lajme të ngjashme