Operacion policor i përbashkët turko-gjerman, shkatërrohet një rrjet telemashtrimi ndërkombëtar

Policia turke dhe ajo gjermane kanë shkatërruar me një operacion të përbashkët një rrjet telemashtrimi të organizuar në Turqi dhe Gjermani.

1357845
Operacion policor i përbashkët turko-gjerman, shkatërrohet një rrjet telemashtrimi ndërkombëtar

Në këtë operacion, i pari që realizohet njëkohësisht ndërmjet dy vendeve në fushën e krimeve financiare, u identifikua një bandë e mashtrimit telefonik ndërkombëtar.

Burimet policore bëjnë me dije se të dyshuarit rezidentë në Turqi dhe Gjermani u telefononin qytetarëve gjermanë nga një qendër thirrjesh e rreme duke u prezantuar si zyrtarë të policisë gjermane.

Anëtarët e bandës kriminale i ndiqnin viktimat e tyre këmba-këmbës, i frikësonin ata kinse jeta, prona apo pasuria e tyre ishte në rrezik, pastaj i mashtronin duke u kërkuar që paratë t’ua jepnin atyre për t'i ruajtur në vend të sigurt.

Sipas lajmit të gazetës “Sabah”, shuma e siguruar nga të dyshuarit me anë të këtij mashtrimi kap vlerën e 3 milionë eurove.

Falë ndarjes së informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve, në Gjermani u kapën 40 të dyshuar dhe në Turqi 36 të tjerë.



Lajme të ngjashme