Erdogan: “Nëse sulmohemi nga regjimi në Siri, ne do t’i godasim”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që në rast se ushtarët turq pësojnë dëmin më të vogël, ata do të qëllojnë forcat e regjimit të Beshar Esadit kudo.

1358064
Erdogan: “Nëse sulmohemi nga regjimi në Siri, ne do t’i godasim”

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar që në rast se ushtarët turq pësojnë dëmin më të vogël, ata do të qëllojnë forcat e regjimit të Beshar Esadit kudo.

Presidenti Erdogan mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

Duke iu referuar sulmeve ndaj civilëve në Idlib Presidenti Erdogan tha: “Sikur të gjithë t’i mbyllin sytë, ta kthejnë shpinën dhe ta ngrijnë ndërgjegjen e tyre, Turqia nuk do të heshtë ndaj këtyre zhvillimeve”.

Erdogan bëri të ditur se nuk do të tolerojnë më furinë, fanatizmin, provokimet e askujt, ndërsa tha: “Avionët që godasin vendbanimet civile në Idlib nuk do të jenë më në gjendje të lëvizin rehat si më parë”.

“Nga këtu e bëj të ditur se do të godasim forcat e regjimit kudo qofshin ato në rast të dëmtimit më të vogël të ushtarëve tanë. E them qartë që në një vend ku derdhet gjaku i ushtarëve tanë askush nuk do të jetë i sigurt, pa marrë parasysh se sa i madh iu duket vetja”, bëri të ditur Erdogan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu tha se janë të vendosur që deri në fund të shkurtit t’i largojnë elementët e regjimit jashtë kufijve të Marrëveshjes së Soçit, pra prapa pikave të vrojtimit të ushtarëve turq.

“Ne do të bëjmë çdo gjë që është e nevojshme në këtë drejtim si nga toka ashtu edhe nga ajri pa hezituar dhe pa vonesë”, përfundoi Erdogan.

 


Lajme të ngjashme