Çavusoglu: Nuk duam që Shqipëria të jetë “port i sigurt” për pjesëtarët e FETO-s

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, deklaroi të mërkurën në Tiranë se Turqia nuk dëshiron që Shqipëria të jetë strehë e pjesëtarëve të organizatës terroriste gyleniste (FETO).

1358314
Çavusoglu: Nuk duam që Shqipëria të jetë “port i sigurt” për pjesëtarët e FETO-s
Mevlüt Çavuşoğlu - Arnavutluk.jpg

Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri, në një konferencë të përbashkët me ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se së fundmi janë bërë hapa pozitive lidhur me organizatën terroriste FETO, por shtoi se Ankaraja pret nga Tirana vazhdimin e këtyre hapave.

“Aktualisht nuk e di se sa pjesëtarë të FETO-s janë, nuk kemi shifër të saktë, por ka qindra anëtarë të FETO-s dhe ne kemi kërkuar ekstradimin e tyre. Së fundi janë bërë hapa pozitive. Jemi falënderues, por presim vazhdimin e tyre”, tha shefi i diplomacisë turke.

“Ne s’duam që Shqipëria të bëhet port i sigurt për pjesëtarët e FETO-s. Ne shohim se personat që tentuan të kryejnë grushtshteti në Turqi, përpiqen të strehohen në Shqipëri dhe vende të tjera. Prania e tyre paraqet rrezik për të ardhmen, sigurinë dhe stabilitetin e Shqipërisë. Natyrisht, pas (formimit të) një strukturimi të tillë, ne e dimë se Shqipëria nuk e ka të lehtë. Megjithatë ne duhet t’i hedhim këto hapa për të ardhmen tonë”, theksoi ministri Çavusoglu.

Kujtojmë se organizata terroriste FETO qëndron prapa tentativës për grushtshteti të 15 Korrik 2016 në Turqi, nga e cila jetën humbën 251 qytetarë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën. / AA



Lajme të ngjashme