Turqia dënon sulmin terrorist në Nigeri

30 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e kryer nga organizata terroriste Boko Haram në rajonin Konduga të provincës Borno të Nigerisë.

1356940
Turqia dënon sulmin terrorist në Nigeri

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist të kryer në provincën Borno të Nigerisë.

Në një komunikatë me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me keqardhje për humbjen e jetëve dhe plagosjen e shumë njerëzve në sulmin terrorist të kryer në provincën Borno të Nigerisë.

“Ne jemi të trishtuar nga sulmi terrorist që ndodhi në provincën Borno më 9 shkurt, i cili mori jetët e shumë njerëzve dhe la shumë të tjerë të plagosur. Dënojmë ashpër këtë sulm të rëndë, kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën dhe të plagosurve u urojmë shërim të shpejtë, ndërsa shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë së Nigerisë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë.

30 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmin e kryer nga organizata terroriste Boko Haram në rajonin Konduga të provincës Borno gjatë kohës që kamionët me mallra prisnin për kalim.



Lajme të ngjashme