Erdogan: Do ta bëjmë Turqinë një markë globale në sigurinë kibernetike

“Siguria e informacionit nuk është më pak e rëndësishme për interesat e vendeve se sa siguria e kufijve”,- tha Presidenti Erdoan të hënën në hapjen e Qendrës Kombëtare të Reagimit ndaj Krimit Kibernetik (USOM).

Erdogan: Do ta bëjmë Turqinë një markë globale në sigurinë kibernetike

Agjencinë e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit Elektronik në Ankara të hënën u organizua një ceremoni me rastin e hapjes së Qendrës Kombëtare të Reagimit ndaj Krimit Kibernetik (USOM).

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në fjalën që mbajti në këtë ceremoni tha se Turqia duhet të bëhet një markë globale në fushën e sigurisë në internet.

“Nuk do të kalohet në 5G pa ndërtuar më parë infrastrukturën vendore për këtë teknologji”,- u shpreh udhëheqësi turk.

Ashtu siç është e rëndësishme siguria e kufijve tanë, po aq e rëndësishme është edhe siguria e sistemeve tona elektronike dhe siguria e të dhënave që ruhen këtu”,- u shpreh Erdoan.

“Qendrat e sektorit publik dhe atij privat që ruajnë të dhëna duhen racionalizuar patjetër. Pres nga institucionet dhe agjencitë përkatëse të përfundojnë punimet e nisura në këtë drejtim”,- theksoi kreu i shtetit turk.

Presidenti Erdoan sqaroi se mënyra për të prapësuar sulmet që bëhen duke përdorur sistemet inteligjente është zhvillimi dhe përdorimi i sistemeve më të sofistikuara.

"Ne do ta shndërrojmë vendin tonë në një markë globale në sigurinë e internetit. Përpjekja për të luftuar sulmet kibernike (në internet) me sisteme ose metoda konvencionale është si të përpiqesh të ndalosh plumbin me letër”,- nënvizoi udhëheqësi turk.

Më tej Presidenti Erdoan tha se ka përfunduar projektimi i satelitit Turksat-6A, që është sateliti i parë porodhim vendor për komunikim, ndërsa janë në proces punimet inxhinierike. “Planifikojmë ta dërgojmë në hapësirë këtë satelit në vitin 2020”,- shtoi ai.



Lajme të ngjashme