Turqi – Vetëdorëzohen edhe 5 terroristë të tjerë

Pesë terroristë të PKK-së, njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë në pikë kufitare Habur të Shërnakut.

1354136
Turqi – Vetëdorëzohen edhe 5 terroristë të tjerë

Pesë terroristë, pjesëtarë të organizatës terroriste PKK, nga të cilët njëri ishte shpallur person në kërkim në kategorinë [me ngjyrë] gri, janë dorëzuar tek forcat turke të sigurisë në Pikën e Kalimit Kufitar Tokësor në Habur me anë të rrugës së bindjes, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Sipas komunikatës së Ministrisë si rezultat i punës bindëse të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë janë dorëzuar në Pikën e Kalimit Kufitar Tokësor në Habur të Shërnakut (Şırnak) 5 terroristë të PKK-së, njëri ishte shpallur në kërkim dhe vendosur shpërblimi 500.000 Lira Turke (rreth 100.000$).

Numri i terroristëve që janë larguar nga radhët e organizatës terroriste dhe janë vetëdorëzuar me metodën e bindjes nga 1 janari është rritur në 24.  

 


Lajme të ngjashme