Çavusoglu: Regjimi i Esadit do të marrë përgjigjen e merituar nëse sulmon sërish

Turqia do të kundërpërgjigjet sërish në rast se do të vazhdojë agresiviteti i regjimit të Beshar Esadit në Siri, tha të enjten ministri i Jashtëm, Mevlut Çavushollu nga Bakuja, ku ndodhet për ministerialin e jashtëzakonshëm të Këshillit Turk.

1354551
Çavusoglu: Regjimi i Esadit do të marrë përgjigjen e merituar nëse sulmon sërish

I ndodhur në Baku të Azerbajxhanit për të marrë pjesë në Takimin e Jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Këshillit Turk, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.

Agresiviteti i regjimit [të Beshar Esadit] në Idlib ka ngjallur shqetësim në mbarë botën,- u shpreh kryediplomati turk, duke shtuar se me qindra-mijëra njerëz janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.

Ajo çfarë presim ne nga Rusia, një nga vendet garantuese të regjimit,- vijoi Çavushollu,- është që ‘ta ndalojë regjimin, pasi nëse regjimi do ta vazhdojë këtë agresivitet, atëherë edhe Turqia do të kundërpërgjigjet përsëri’.

Duke vënë theksin në rëndësinë që ka marrja e masave të nevojshme për ti dhënë fund dramës njerëzore, ministri Çavushollu tha se kjo përgjegjësi nuk është vetëm në dorën e Turqisë.

Forcat e Armatosura Turke (TSK) kishin dhënë një kundërpërgjigje të shumëfishtë ndaj sulmit të forcave të regjimit të Esadit, sulm ku kishin rënë dëshmorë disa ushtarë turq.

 


Lajme të ngjashme