Erdogan: Asgjë nuk do të jetë njësoj atje ku derdhet gjaku i ushtarëve turq

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, njëherësh kryetar i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) deklaroi të mërkurën se asgjë nuk mund të jetë më njësoj atje ku derdhet gjaku i ushtarëve turq.

1353725
Erdogan: Asgjë nuk do të jetë njësoj atje ku derdhet gjaku i ushtarëve turq

Duke folur në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë së tij, Erdogani u ndal fillimisht mbi sulmin që martirizoi në Idlib 7 ushtarë turq dhe 1 personel civil që punonte për Forcat e Armatosura të Turqisë.

“Marrëveshjet nuk po respektohen në Siri. Sulmi i kryer pardje (të hënën) ndaj ushtarëve tanë shënon për Turqinë fillimin e një ere të re në Siri”, u shpreh ai duke shtuar se asgjë nuk mund të jetë më njësoj atje ku derdhet gjaku i ushtarëve turq.

Erdogani vuri në pah se çfarëdo që Turqia ka bërë, bën dhe do të bëjë, ajo e bën me parimin e mbrojtjes së jetës dhe pronës së civilëve të pafajshëm.

“Rruga që na tregon qytetërimi ynë dhe kultura jonë është t’i shtypim kokën zullumqarit dhe t’i dalim zot të shtypurit”, shtoi kreu i shtetit turk.

Ai paralajmëroi se njësitë tokësore dhe ajrore të Forcave të Armatosura të Turqisë do të lëvizin lirshëm në Idlib dhe në të gjitha zonat e manovrave sa herë që të nevojitet, madje do të kryejnë edhe operacione në rast se paraqitet nevoja.

“Meqenëse nuk po garantohet dot siguria e ushtarëve tanë në zonën e Idlibit, atëherë askush s’mund të kundërshtojë përdorimin e të drejtës sonë për ta bërë këtë vetë”, potencoi lideri turk duke saktësuar se çdo sulm ndaj ushtarëve turq dhe njësive mike me të cilat ata bashkëpunojnë, do të marrë përgjigje të shumëfishtë pa dalim në përkatësinë e burimit dhe pa kurrfarë paralajmërimi.

“Nëse regjimi nuk tërhiqet prapa pikave ushtarake turke të vrojtimit brenda muajit shkurt, atëherë Turqia do të detyrohet ta bëjë vetë këtë punë”, paralajmëroi Erdogani duke shtuar se Ankaraja pret nga Moska vetëm që të kuptojë më mirë ndjeshmërinë e saj në Siri.



Lajme të ngjashme