Akar: Në kundërpërgjigjen ndaj forcave të regjimit sirian kemi neutralizuar 76 pjesëtarë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se në kundërpërgjigjen e dhënë pas sulmit ajror në rajonin Idlib të Sirisë, ku ranë dëshmorë 8 ushtarë turq, u neutralizuan 76 pjesëtarë të regjimit.

1352618

Ministri Akar së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Turke, Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe komandantët e Forcave të Armatosura Turke (TSK), në pikën zero të kufirit me Sirinë, bëri deklarata në Qendrën Operacionale nga ku TSK udhëheq  veprimtaritë në Zonën e Çtensionimit në Idlib.

“Në orën 01.13 të ditës së hënë u hap zjarr ndaj njësisë tonë ushtarake nga ana e regjimit sirian. Në kuadër të direktivave dhe të drejtës për vetëmbrojtje njësitë tona treguan reciprocitetin dhe kundërpërgjigjen e duhur ndaj objektivave të regjimit. Deri më tani janë marrë në shënjestër 54 objektiva dhe sipas burimeve të ndryshme janë neutralizuar 76 pjesëtarë dhe ushtarë të regjimit”, tha Akar.  

Në sulmin e forcave të regjimit në Idlib kishin rënë dëshmorë 8 persona, ndër të cilët 3 ishin civilë.

Lajme të ngjashme