Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi të enjten një njoftim për shtyp, përmes të cilit dënoi sulmin terrorist në Burkina-Faso.

1350567
Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

“Me hidhërim të thellë mësuam se shumë njerëz humbën jetën në një sulm terrorist në fshatin Silgadji të provincës veriore Soum, në Burkina-Faso. Ne e dënojmë këtë sulm terrorist dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta ekzekutivit e popullit vëllazëror të Burkina-Fasos dhe familjeve e të afërmve të viktimave”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Rreth 50 veta humbën jetën fundjavën e kaluar në Burkina-Faso si pasojë e një sulmi të armatosur, kryer nga disa persona të armatosur të paidentifikuar në tregun e fshatit Silgadji.



Lajme të ngjashme