Ankaraja e kënaqur me qëndrimin e Bullgarisë në BE ndaj Turqisë

Jam i kënaqur nga roli pozitiv që ka ndërmarrë Bullgaria brenda BE-se dhe qëndrimi i saj ndaj Turqisë,- tha të premten kryediplomati i Ankarasë, Mvlut Çavushollu në konferencën e përbashkët në Sofje pas takimit me homologen e tij bullgare.

1351117
Ankaraja e kënaqur me qëndrimin e Bullgarisë në BE ndaj Turqisë

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha të premten në Sofje se Bullgaria ka marrë përsipër një rol pozitiv brenda Bashkimit Evropian (BE) dhe se ai është i kënaqur nga qëndrimi i Bullgarisë në raport me Turqinë.

Këto deklarata kryediplomati turk i bëri në një konferencë të përbashkët shtypi pas takimit të tij me homologen e tij Ekaterina Zaharieva dhe mes delegacioneve në kryeqytetin e Bullgarisë, Sofje, ku ai ndodhet për kontakte zyrtare.

Tregtia bilaterale është rritur; është e kënaqshme që tregtia është e ekuilibruar,- u shpreh Çavushollu duke shtuar se objektivi për 10 miliardë dollarë shkëmbime është i realizueshëm.

“Ne jemi të kënaqur për rritjen e investimeve të kompanive turke në Bullgari. Kjo rritje është arritur falë besimit që këto biznese kanë ndaj Bullgarisë dhe mbështetjes së qeverisë bullgare”,- nënvizoi shefi i diplomacisë turke.

Duke folur për rëndësinë e turizmit, Çavushollu tha se ai mendon se më shumë qytetarë turq do të shkonin në Bullgari në rast se ky vend do të siguronte lehtësira në marrjen e vizave.

"Ne jemi bërë një qendër për sigurinë e energjisë. Ne do ta rrisim bashkëpunimin tonë", tha ministri i Jashtëm, Çavushollu për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e energjisë.

Nga ana tjetër në lidhje me grisjen e flamurit turk të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Evropian (PE) Çavushollu njoftoi fillimin e një procesi nga PE, që parashikon sanksione ndaj deputetit racist në fjalë, duke shtuar se Ankaraja do ta ndjekë çështjen.

Diplomati i lartë turk tha se pajtohen me cilësimin “neonazist”, që zyrtarët grekë kanë bërë këtë deputet.

"Vlerat tona të përbashkëta do të vazhdojnë të gërryen nëse ne si njerëz me përgjegjësi nuk luftojmë kundër rrymave raciste, urryese dhe jo-tolerante, pavarësisht vendit nga vijnë ato. Sot, islamofobia apo armiqësia turke janë në plan të parë, por të mos harrojmë se të njëjtët racistë janë edhe antisemitë. Ata gjithashtu urrejnë edhe njerëzit e etnive të tjera. Nëse ne nuk arrijmë ta përmbysim këtë, kjo do të ishte katastrofike për të ardhmen e Evropës,"- tha Çavushollu.

Duke deklaruar se partitë raciste kanë filluar të tronditin nga rrënjët institucionet evropiane kryediplomati turk vuri në dukje se nën presionin e këtyre njerëzve edhe institucione të tilla si PE janë bërë të paafta për të mbrojtur vlerat e përbashkëta.

Ai gjithashtu ndau informacione për evakuimin e qytetarëve turq nga qyteti kinez Wuhan, nga ku u shpërtheu koronavirusi i ri [2019-nCoV].

“Ne verifikuam që në qytetin Wuhan jetojnë 34 shtetas turq. Me udhëzim të Presidentit Erdogan ne e vazhduam punën tonë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare. Ne bëmë përgatitjet e nevojshme, përfshi edhe vënien në dispozicion të një avioni të posaçëm. Me disa qytetarë turq unë kam biseduar vetë në telefon. Ne nga ana jonë i kishim përfunduar përgatitjet e nevojshme, duhej që Kina të merrte tashmë një vendim. Më në fund avioni ynë u nis [të premten]. Qytetarët tanë do ti evakuojmë,”- sqaroi Çavushollu.

Me këtë avion,- vijoi Çavushollu,- bashkë me 34 shtetasit turq do të sillen në Turqi edhe 7 shtetas azerbajxhanas, 7 gjeorgjianë dhe 1 shqiptar, gjithsej 49 vetë.

Çavushollu theksoi se janë marrë të gjitha masat e duhura shëndetësore, përfshi edhe karantinën, pas mbërritjes së avionit në Turqi, ndërsa shtoi se avioni do ta përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur këtë mision.

 


Lajme të ngjashme