Ushtria turke fillon operacionin “Kapan-5” për neutralizimin e terroristëve në malin Gabar

Për të asgjësuar plotësisht terrorizmin brenda Turqisë, së bashku me mbështetjen e popullit, vazhdojnë me vendosmëri operacionet “Kapan” në tërë vendin

1349996
Ushtria turke fillon operacionin “Kapan-5” për neutralizimin e terroristëve në malin Gabar

Në Shërnak (Şırnak) filloi operacioni “Kapan-5 Gabar”.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se për të neutralizuar terroristët që janë përcaktuar se strehohen në Gabar (mal) të Shërnakut, Komanda e Xhandarmërisë së Çakërsëyt (Çakırsöğüt) dhe Komanda e Xhandarmërisë së rrethit Siirt, filluan një operacion me një personel prej 780 efektiva të ekipeve speciale të xhandarmërisë, ekipeve speciale të policisë dhe mbrojtësve të sigurisë dhe një ekip operacional prej 51 efektivash.

Në deklaratë bëhet e ditur se për të asgjësuar plotësisht terrorizmin brena Turqisë, së bashku me mbështetjen e popullit, vazhdojnë me vendosmëri operacionet “Kapan” në tërë vendin.

 


Lajme të ngjashme