Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e saj dhe të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy tha se Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) do të vazhdojë me punimet e përcaktuara me licencë deri sa të sigurohen të drejtat e turqve qipriotë.

1350395
Turqia do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e saj dhe të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy për deklaratat e Italisë dhe udhëheqjes greko-qipriote në lidhje me aktivitetet e Turqisë në Mesdheun Lindor tha se Korporata e Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO) do të vazhdojë me punimet e përcaktuara me licencë deri sa të sigurohen të drejtat e turqve qipriotë”.

Zëdhënësi Aksoy u përgjigj me shkrim pyetjes në lidhje me deklaratën e përbashkët të bërë nga ministrat e Jashtëm italianë dhe greko-qipriot për çështjen e Mesdheunt Lindor.

Duke deklaruar se ata këtë e shohin si një deklaratë për keqardhje, posaçërisht për Italinë, Aksoy kujtoi se turqit qipriotë kanë theksuar vazhdimisht se ata kanë të drejta të barabarta mbi gazin natyror dhe burimet e naftës, si bashkëpronarë të ishullit të Qipros.

“Qeveria e Republikës Turke të Qipros së Veriut e bazuar në këto të drejta në vitin 2011 lëshoi licencë për sondim dhe eksploatim Korporatës së Hidrokarbureve të Turqisë (TPAO)”, bëri të ditur Aksoy, ndërsa tha se punimet e kërkimit dhe sondimit, të cilat vazhdojnë me këtë licencë kanë të bëjnë me mbrojtjen e të drejtave të turqve qipriotë e jo të Turqisë.

“Garantimi i këtyre të drejtave është i mundur qoftë duke ndaluar bashkërisht të gjitha aktivitetet ‘off-shore’ në jug të ishullit deri sa të zgjidhet çështja e Qipros ose me bashkëpunimin mes greko-qipriotëve dhe turqve qipriotë në kuadër të propozimit të datës 13 korrik 2019. Përndryshe Turqia do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e turqve qipriotë në ishull”, bëri të ditur Aksoy.

Duke e bërë të ditur se ftojnë të gjithë anëtarët e BE-së, veçanërisht Italinë, të braktisin qëndrimet e tyre që injorojnë turqit qipriotë, zëdhënësi Aksoy tha: “Siç kemi thënë vazhdimisht më parë, kufizimi i juridiksionit detar në perëndim të ishullit të Qipros do të jetë i mundur vetëm pasi të zgjidhet çështja e Qipros. Nuk bëhet fjalë që Turqia të fillojë negociatat për kufizim me një entitet që gllabëron të drejtat e titullit të Republikës së Qipros prej vitit 1963 e këtej e që nuk përfaqëson turqit qipriotë. Deri sa të zgjidhet çështja e Qipros kontakti i greko-qipriotëve janë turqit qipriotë”.

Duke theksuar se i hedhin poshtë të gjitha kritikat në lidhje me memorandumin e mirëkuptimit për kufizimin e zonave të juridiksionit detar me Libinë, zëdhënësi Aksoy tha: “Në këtë kontekst, fakti që të dyja Italia dhe anëtarët e tjerë të Bashkimit Evropian (BE) qëndruan të heshtur për marrëveshjen e kufizimit të vitit 2003 midis pjesës greke të Qipros dhe Egjiptit tregon gjithashtu se sa kontradiktor dhe në kundërshtim me politikën aktuale janë këto vende. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona dhe të turqve qipriotë në Mesdheun Lindor”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio dhe homologu i tij Nikos Hristodulidis të mërkurën zhvilluan një takim në Romë.

 


Lajme të ngjashme