Çelik: Deputeti grek që nuk respektoi flamurin tonë në PE, tregoi vetëm mungesën e karakterit të tij

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik reagoi ndaj deputetit racist grek, Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin turk në Parlamentin Evropian (PE).

1350476
Çelik: Deputeti grek që nuk respektoi flamurin tonë në PE, tregoi vetëm mungesën e karakterit të tij

Zëdhënësi i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Omer Çelik reagoi ndaj deputetit racist grek, Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin turk në Parlamentin Evropian (PE).

Në mesazhin e postuar në llogarinë e tij në Twitter zëdhënësi Çelik shkruan kështu: “Deputeti fashist grek që nuk respektoi flamurin tonë në PE, tregoi vetëm mungesën e karakterit të tij. Kokat raciste dhe helmuese, të cilat nuk mund të kuptojnë nderin e përfaqësuar nga flamuri ynë i lavdishëm, nuk mund të dëmtojnë flamurin tonë me mosrespektimin e tyre”.

Çelik në mesazhin e tij ndër të tjera tha se “Më e keqe është që Parlamenti Evropian është bërë qendër për shfaqjen e politikave të tilla raciste, fashiste, islamofobe dhe armike të Turqisë. Në qoftë se Parlamenti Evropian i dorëzohet racistëve në vend se të zhvillojë demokracinë, ajo bëhet adresa e atyre që duan t’i shkatërrojnë vlerat evropiane. Parlamenti Evropian duhet të bëjë atë që është e nevojshme ndaj këtij fashisti që nuk respekton flamurin tonë dhe duhet të marrë masat e duhura. Flamuri ynë do të vazhdojë të valojë me krenari si një simbol i pavarësisë së vendit tonë dhe t'i kujtojë njerëzimit vlerat e larta kudo në botë”.

Duke theksuar se ai fashist pa karakter me mosrespektimin e flamurit tonë, nuk ka respektuar të gjithë popujt që përfaqësohen aty, zëdhënësi Çelik tha: “"Ne nuk e gjejmë të drejtë të mosrespektojmë flamurin tonë ose flamujt e kombeve të tjera. Ai grek racist sulmoi flamurin e çdo kombi në PE. Parlamenti Evropian gjithashtu duhet ta konsiderojë mosrespektimin e bërë nga ai fashist si një mosrespektim i bërë tij. Ai fashist do të shohë flamurin tonë në Mesdheun Lindor dhe Egje ndërsa valëvit me krenari”.

Ndërkohë Nacho Sanchez, deputeti spanjoll në Parlamentit Evropian dhe njëherësh raportuesi për Turqinë, dha mbështetjen e tij Turqisë.

Sanchez në llogarinë e tij në median sociale tha se “Ne nuk duam këtë qëndrim të krahut të djathtë anti-Islam në Bruksel”.

Nga ana tjetër ky nuk është rasti i parë i deputetit racist grek Lagos.

Ai prej vitit 2013 e këtej është duke u gjykuar së bashku me liderin e Partisë Agimi i Artë, Nikolaos Mihaloliakos për anëtarësi në organizatë kriminale.

Deputeti racist, i cili u la i lirë nën kushtet e kontrollit gjyqësor, ka të ndaluar daljen jashtë vendit.

Meqenëse Lagos është zgjedhur në Parlamentin Evropian, ai mund të shkojë vetëm në Bruksel, Strasburg dhe Luksemburg.

 


Lajme të ngjashme