Çavusoglu reagon ndaj deputetit grek në PE, presim të bëhet ajo që është e nevojshme për këtë palaço

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu reagoi ndaj deputetit racist grek, Ioannis Lagos, i cili grisi flamurin turk në Parlamentin Evropian (PE).

1350299

Ministri Çavusoglu, në postimin e tij të bërë në lidhje me çështjen në Twitter tha: “Këto koka raciste e dinë më së miri se si i thyem duart që u zgjatën ndaj flamurit tonë të lavdishëm dhe si i derdhëm në det. Fëmijët e llastuar racistë të Evropës duhet të dinë kufirin e tyre. Evropa duhet t’i thotë ‘ndalë’ islamofobisë dhe racizmit. Flamuri ynë do të vazhdojë të valëvitet me nder kudo. Ne presim që Parlamenti Evropian të bëjë atë që është e nevojshme për këtë palaço”.

Deputeti racist grek, Ioannis Lagos gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Parlamentit Evropian në Bruksel të Belgjikës me temë “Situata humanitare në ishujt grekë”, e kishte grisur flamurin turk.

Duke pretenduar se banorët grekë u sulmuan nga emigrantët, deputeti Lagos tha: “Në njërën anë ndodhet Turqia, e cila po bën çfarë të dojë. Drejt vendit tonë janë dyndur emigrantët. Ja ky është flamuri turk, çfarë bëhet me të? Griset. Tanimë duhet t’i japim fund kësaj”.

Lajme të ngjashme