Turqia reagon ndaj vendimit të Belgjikës për organizatën terroriste PKK

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë reagon për vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Belgjikës në lidhje me hetimin e PKK-së që vazhdon në Belgjikë në të cilën është e përfshirë edhe Turqia dhe njihet si “Çështja Ariadna”.

Turqia reagon ndaj vendimit të Belgjikës për organizatën terroriste PKK

Turqia reagoi ndaj vendimit të Gjykatës Supreme të Belgjikës, e cila ka aprovuar vlefshmërinë e aktvendimit të Dhomës së Akuzave të Belgjikës duke parandaluar procesin e ndjekjes penale pas hetimit që filloi nga prokuroria në vitin 2010 në lidhje me 36 persona privatë dhe juridikë për lidhje me organizatën separatiste terroriste PKK.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë reagohet për vendimin e marrë nga Gjykata Supreme e Belgjikës në lidhje me hetimin e PKK-së që vazhdon në Belgjikë në të cilën është e përfshirë edhe Turqia dhe njihet si “Çështja Ariadna”.

“Ky vendim nëpërkëmb haptazi drejtësinë”, shkruhet në deklaratë.

Në deklaratën ku bëhet e ditur se ky vendim, i cili shfajëson një organizatë terroriste për motive ideologjike, është ekzemplar pasi vjen nga një vend që supozon se i jep mësim Turqisë për mbisundimin e ligjit.

“Ky vendim i gjyqësorit belg do të thotë mbështetje e qartë për PKK-në, një organizatë terroriste e pranuar edhe nga Bashkimi Evropian, e cila është përgjegjëse për vdekjen e mbi 40 mijë qytetarëve turq, përfshirë civilë, fëmijë dhe madje edhe foshnje. Ky vendim i bazuar në mendimin në formë: "nëse dikush masakron njerëz në vende të tjera, nuk ka asnjë problem për sa kohë që rri urtë në vendimin tim" është një shembull i hipokrizisë; injoron faktin që terrorizmi paraqet kërcënim për të gjitha kombet; dhe inkurajon organizatat e tjera terroriste”, shkruhet në deklaratë.

Ministria e Punëve të Jashtme tërheq vëmendjen në kontradiktën e madhe të këtij vendimi, që dihet se përmban kritere politike dhe jo ligjore, bie në kontradiktë edhe me legjislacionin e Bashkimit Evropian, që Belgjika mirëpret dhe është një vend themelues. Gjithashtu (vendimi) demonstron  se legjislacioni belg paraqet një pengesë që Belgjika të përmbushë detyrimet e saj ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër terrorizmit, kryesisht që rrjedhin nga rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

“Ne presim që qeveria belge të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshme për të korrigjuar këtë vendim të gabuar dhe kontradiktor dhe të vazhdojë në rritje luftën kundër organizatës terroriste PKK”, është shprehja që zë vend në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Gjithashtu duke theksuar se organizatat terroriste si PKK dhe DAESH do të abuzojnë me “këtë vendim të papërgjegjshëm”, në deklaratë shkruhet: “Prandaj, ne presim nga të gjithë aktorët që kanë sensin e përgjegjësisë që të dënojnë këto lloj përpjekjesh që synojnë të dobësojnë luftën ndërkombëtare kundër terrorizmit. Turqia duke qëndruar në anën e duhur  të historisë në të gjitha rrethanat, do të vazhdojë luftën e saj kundër të gjitha formave të terrorizmit. Terrorizmi është një nga kërcënimet më të mëdha për njerëzimin dhe Turqia si ligjërisht ashtu edhe përmes masave efektive në terren do të luftojë deri në zhdukjen e organizatave terroriste”.



Lajme të ngjashme