Turqia: I ashtuquajturi plani i paqes i SHBA-së është një pjellë dështake

Ankaraja zyrtare deklaroi të martën se i ashtuquajturi plani i paqes, hartuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës “për t’i gjetur zgjidhje” çështjes izraelito-palestineze, është një pjellë dështake.

Turqia: I ashtuquajturi plani i paqes i SHBA-së është një pjellë dështake

Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë publikoi një njoftim për shtyp në lidhje me planin e prezantuar nga administrata amerikane mbi konfliktin izraelito-palestinez.

“I ashtuquajturi plani i paqes i SHBA-së është një pjellë dështake. Ky është një plan aneksimi, i cili synon të shkatërrojë zgjidhjen me dy shtete dhe të pushtojë territoret palestineze. Populli dhe toka e Palestinës nuk mund të blihen me para.

Jerusalemi është vija jonë e kuqe. Ne s’do të lejojmë asnjë hap që kërkon të legjitimojë okupimin dhe mizoritë e Izraelit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë popullit vëllazëror palestinez dhe do të vazhdojmë të punojmë për një Palestinë të pavarur në tokën palestineze.

Ne s’do të mbështesim asnjë plan që nuk ka miratimin e Palestinës. Nuk do të ketë paqe në Lindjen e Mesme pa marrë fund politikat pushtuese të Izraelit”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Duke prezantuar të martën mbrëma të ashtuquajturin plani i paqes për Lindjen e Mesme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se Jerusalemi do të njihet si kryeqyteti i “pandarë” i Izraelit dhe se ky plan është shansi i fundit për palestinezët.



Lajme të ngjashme