Turqia fillon punimet për evakuimin e nënshtetasve turq nga Kina

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë deklaroi se për shkak të epidemisë së shfaqur në shtetin Hubei të Kinës, filluan punimet për evakuimin e nënshtetasve turq dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Turqia fillon punimet për evakuimin e nënshtetasve turq nga Kina

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë deklaroi se për shkak të epidemisë së shfaqur në shtetin Hubei të Kinës, filluan punimet për evakuimin e nënshtetasve turq dhe Ministria e Shëndetësisë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme.

Në deklaratë bëhet e ditur se Ministria dhe Ambasada e Turqisë në Pekin janë në kontakt të rregullt me nënshtetasit turq dhe atyre u përcillen informacione dhe u bëhet e ditur se çfarë duhet të bëjnë.

“Kanë filluar përpjekjet e përbashkëta për të evakuuar qytetarët turq dhe familjet e tyre nga Wuhan dhe qytete të tjera në Hubei, për shkak të epidemisë së koronavirusit të ri (2019-nCoV). Në lidhje me këtë, Ministria jonë e Shëndetësisë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Vazhdon edhe kontakt i ngushtë me autoritetet kineze”, shkruhet në deklaratë.

Ministria rikujtoi se më 27 janar 2020 publikoi një njoftim për udhëtimet në Kinë ku shkruhej: “Rekomandohet që të mos bëhen udhëtime drejt Kinës për sa kohë që nuk jeni të detyruar. Kurse atyre që janë aktualisht në Kinë u rekomandojmë që të shmangin ambiente të mbushura me njerëz, të qëndrojnë larg zonave ku janë evidentuar raste të epidemisë me në krye Hubei, të marrin masa maksimale për shëndetin, të ndjekin deklaratat dhe paralajmërimet e autoriteteve kineze, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Ministrisë sonë dhe përfaqësive diplomatike në Kinë”.

“Në Turqi nuk janë hasur raste të koronavirusit të ri (2019-nCoV).  Një pasagjer kinez i dyshuar për infektim me koronavirus, u dërgua përsëri në Kinë në 25 Janar 2020. Ministria e Shëndetësisë ndërmori të gjitha masat paraprake për shëndetin publik në të gjitha aeroportet ndërkombëtare të hyrjes në Turqi, dhe është duke monitoruar nga afër situatën”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Turqisë.

 


Lajme të ngjashme