Erdogan: Plani për t’ia dhënë Izraelit Jerusalemin është i papranueshëm

Në deklaratën e bërë në avion gjatë kthimit në vend nga vizita në Senegal, Presidenti Erdogan tha se i ashtuquajturi “plani i paqes” nuk do t’i shërbejë paqes dhe zgjidhjes së problemit.

Erdogan: Plani për t’ia dhënë Izraelit Jerusalemin është i papranueshëm

Presidenti Recep Tayyip Erdogan, për të ashtuquajturin planin e paqes për Lindjen e Mesme, të shpallur të martën nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, tha se “Jerusalemi është i bekuar për myslimanët. Plani për t’ia dhënë Izraelit Jerusalemin është i papranueshëm”.

Në deklaratën e bërë në avion gjatë kthimit në vend nga vizita në Senegal, Presidenti Erdogan tha se i ashtuquajturi “plani i paqes” nuk do t’i shërbejë paqes dhe zgjidhjes së problemit.

Presidenti Erdogan, duke vlerësuar situatën e fundit në Idlib të Sirisë tha se “Me Rusinë kemi pasur disa bisedime si në Soçi ashtu edhe në Astana. Nëse Rusia i mbetet besnike këtyre marrëveshjeve edhe ne do të vazhdojmë me të njëjtën besnikëri. Deri më tani, për fat të keq, Rusia nuk i mbeti besnike marrëveshjeve të Astanës dhe Soçit. Shokët tanë po flasin me bashkëbiseduesit e tyre. Së fundmi ka patur të shtënat nga Halepi në anën tonë. Kemi patur dhe kemi durim ndaj këtyre për ca kohë, por do të vihemi në veprim nëse vazhdon kështu. Nëse ne jemi partnerë besnikë me Rusinë atëherë edhe ajo duhet të tregojë qëndrimin e saj. Ose do ta kryej procesin ndryshe me Sirinë, ose do ta kryej ndryshe me Turqinë, nuk ka tjetër mënyrë”.

Kreu i shtetit turk shtoi se rusët thonë se po luftojnë kundër terroristëve, ndërsa tha: “Kush është terrorist? A mos vallë janë terroristë ata që i mbrojnë territoret e veta? Nëse i pyesni për ata thonë se edhe 4 milionë sirianë të strehuar në Turqi janë terroristë. Prej nga janë arratisur këta? Ata u arratisën nga dhuna e Esadit. Aktualisht këta njerëz janë strehuar tek ne”.

Nga ana tjetër Erdogan u rikujtua për lajmet e publikuara në median izraelite të ekstremit të djathtë të afërta me Kryeministrin Benjamin Netanyahu, të cilat në objektiv marrin burokracinë turke të sigurisë dhe ku thuhet që pas Kasim Soleimanit në radhë është shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të Turqisë, Hakan Fidan.

“Nëse ne veprojmë sipas lajmeve të publikuara në median izraelite, atëherë vaj halli për ne. Por, në qoftë se mediat izraelite shkruajnë gjëra të tilla për shefin e shërbimit tonë informativ atëherë jemi në rrugën e drejtë. Qoftë me fat”, bëri të ditur Erdogan.

Ndërkohë Presidenti preku edhe në epideminë e koronavirusit dhe tha se në Turqi aktualisht nuk ka ndonjë problem, ndërsa shtoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme në këtë drejtim.

 


Lajme të ngjashme