Çavusoglu: Haftar nuk është për paqe në Libi

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu deklaroi se është udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në lindje të Libisë, Halife Haftar ai që nuk është për paqe, por për luftë.

Ministri Çavusoglu i bëri një vlerësim situatës së fundit në Libi duke thënë:  “Baronët e luftës që bombardojnë popullin e tyre nuk mund të kenë vend në të ardhmen e Libisë”.

Në një postim të bërë në llogarinë e tij në Twitter shefi i diplomacisë turke tërhoqi vëmendjen në sulmet e vazhdueshme të Haftarit ndaj civilëve në Libi pa bërë dallim në objektiv, ndërsa shtoi se “Sulmi i fundit është një provë e re që ai është për luftë e jo për paqe. Baronët e luftës që bombardojnë njerëzit e tyre nuk mund të kenë një vend në të ardhmen e Libisë”.

Lajme të ngjashme