Bilanci i përgjithshëm pas tërmetit që goditi lindjen e Turqisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Sulejman Soylu tha se në nënprefekturën Sivrice të rrethit Elazig, pas tërmetit 6,8 ballë ranë edhe 1348 tërmete të tjera pasuese (pas tërmete).

Ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca dhanë një konferencë të përbashkët shtypi.

Soylu tha se shkollat në tërë rrethin Elazig dhe nënprefekturat Doganyol, Puturge, Kale dhe Battalgazi të rrethit Malatya do të hapen në datën 10 shkurt.

Ministri i Brendshëm dha detajet e fundit në lidhje me tërmetin që goditi të premten në darkë lindjen e Turqisë dhe nënvizoi se në Elazig do të shemben 10 shkolla të dëmtuara.

Edhe ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum bëri të ditur se në Elazig dhe Malatya vazhdojnë punimet për banesat e përhershme.

Ministri Kurum tha se do të ndërtohen gjithsej 6 mijë e 400 banesa.

Kurse ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca dha informacione në lidhje me gjendjen e fundit të personave të plagosur që janë duke u kuruar në spital.

Ai tha se vazhdon kurimi i 64 personave, 7 prej të cilëve në reanimacion.

Lajme të ngjashme