Presidenti Erdogan ndodhet në Senegal, ndalesën e fundit të vizitave në Afrikë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan në kuadër të turneut të vizitave në Afrikë nga Gambia kaloi në Senegal që është edhe ndalesa e fundit e vizitave të vendeve në këtë kontinent.

Ai u prit me një ceremoni zyrtare në kryeqytetin Dakar, ku ndodhet me ftesën e homologut të tij, Macky Sall.

Presidenti Erdogan u prit në Pallatin Presidencial nga Presidenti Sall, ndërsa të dy liderët pas këndimit të himneve përshëndetën togën e nderit.

Pas ceremonisë të dy presidentët pozuan para kamerave dhe më pas kaluan në takimin kokë më kokë.

Lajme të ngjashme