Turqia së shpejti do të hedhë hapat e nevojshme për tregtinë e lirë me Algjerinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se hapat e nevojshme për marrëveshjen për tregti të lirë mes Turqisë dhe Algjerisë do të hidhen shumë shpejtë.

1348057
Turqia së shpejti do të hedhë hapat e nevojshme për tregtinë e lirë me Algjerinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan bëri të ditur se hapat e nevojshme për marrëveshjen për tregti të lirë mes Turqisë dhe Algjerisë do të hidhen shumë shpejtë.

Presidenti Erdogan në fjalën e tij të mbajtur në Forumin e Biznesit Turqi-Algjeri të mbajtur në një hotel në kryeqytetin Algjer uroi që ky forum të hapë dyert për partneritete, nisma, projekte dhe investime të reja për bizneset dhe sipërmarrësit turq.

Duke deklaruar se në takimet bilaterale ata morën shumë vendime për të hapur dhe inkurajuar sipërmarrësit, Presidenti Erdogan tha: “Sot, ne jemi një vend që eksporton në 210 rajone ekonomike dhe importon nga 222 vende. Ndërkohë që eksportet tona ishin 36 miliardë dollarë në vitin 2002, këtë vit kjo shifër u rrit në 181 miliardë dollarë. Vëllimi i përgjithshëm tregtar i Turqisë me vendet afrikane gjatë 17 viteve të fundit u rrit me 381 për qind dhe ka arritur në 26 miliardë dollarë. Eksportet tona në këtë kontinent arritën në 16 miliardë dollarë”.

Presidenti Erdogan bëri të ditur se synojnë që tregtinë mes Turqisë dhe Afrikës ta nxjerrin në nivelin e 50 miliardë dollarëve, ndërsa shtoi se Algjeria përveç të qenit një mike e Turqisë, atë e shikojnë edhe si partnere strategjike e Turqisë në Afrikën Veriore.

Nga ana tjetër Erdogan tha se është planifikuar që Ministria e Tregtisë dhe Bordi i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë (DEIK) në Stamboll të organizojnë edicionin e 3-të të Forumit Ekonomik dhe të Biznesit Turqi-Afrikë.

Kreu i shtetit turk rikujtoi se vëllimi tregtar mes Turqisë dhe Algjerisë prej kohësh është në nivelin e 4 miliardë dollarëve, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sigurisht që kjo shifër është e rëndësishme për vendet tona, të cilat janë qendrat e prodhimit dhe tregtisë të rajoneve të tyre, por ato nuk janë të mjaftueshme. Sot me Presidentit Abdulmexhid Tebbun morëm vendim që nivelin e vëllimit tregtar ta nxjerrim në 5 miliardë dollarë. Për më tepër, me deklaratën e përbashkët që nënshkruam, kemi themeluar Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë midis vendeve tona”.

“Parashikohet që me anë të Këshillit të Bashkëpunimit në Nivel të Lartë të zhvillohen takime njëherë në vit në Turqi dhe në Algjeri”, bëri të ditur Erdogan, ndërsa shtoi se besojnë që takimet e shpeshta mes ministrave do të sjellin një shtysë shumë më serioze.

Në fjalën e tij, Presidenti Erdogan gjithashtu theksoi se fushat e bujqësisë, turizmit, ushqimit, energjisë, industrisë së petrokimisë dhe të mbrojtjes janë fushat kryesore ku mund të zhvillohet bashkëpunimi midis dy vendeve.



Lajme të ngjashme