Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Algjeri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me ftesë të homologut të tij algjerian, Abdulmexhid Tebbun mbërriti në Algjeri me avionin privat TUR në orën 13.35 sipas orës së Turqisë.

1347609
Erdogan pritet me ceremoni zyrtare në Algjeri

Presidenti Recep Tayyip Erdogan me ftesë të homologut të tij algjerian, Abdulmexhid Tebbun mbërriti në Algjeri me avionin privat TUR në orën 13.35 sipas orës së Turqisë.

Presidenti Erdogan në aeroportin e Algjerisë “Houari Boumediene” u mirëprit nga Presidenti Abdulmexhid Tebbun me një ceremoni zyrtare.

Pas mbërritjes së dy presidentëve në vendin e ceremonisë u kënduan himnet e të dyja vendeve.

Erdogan dhe Tebbun, të cilët përshëndetën togën e nderit, më vonë prezantuan njëri-tjetrit delegacionet e tyre.

Të dy presidentët pas ceremonisë zhvilluan një takim të shkurtë.

Në pritje ishin edhe ministrja e Kulturës së Algjerisë, Malika Bendouda, drejtori i protokollit Belkarxhem Laribi dhe ambasadorja e Turqisë në Algjeri, Mahinur Ozdemir Goktas.

Presidentin Erdogan gjatë vizitës në Algjeri e shoqërojnë bashkëshortja Emine Erdogan, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavusoglu, ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore Fatih Donmez, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar, ministri i Industrisë dhe Teknologjisë Mustafa Varank, sekretari i Shërbimit Informativ Kombëtar Hakan Fidan, drejtori i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës Fahrettin Altun dhe zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin.

 


Lajme të ngjashme