Erdogan dhe Tebbun biseduan për çështjen e Libisë

Takimi kokë më kokë mes presidentëve u mbajt në Pallatin Presidencial pa praninë e mediave.

Erdogan dhe Tebbun biseduan për çështjen e Libisë
erdoğan cezayir  1.jpg
erdoğan tebbun.jpg
erdoğan tebbun.jpg

Presidenti Recep Tayyip Erdogan u takua me Presidentin Algjerian Abdulmecid Tebbun.

Takimi kokë më kokë mes presidentëve u mbajt në Pallatin Presidencial pa praninë e mediave.

Pas takimit kokë më kokë të dy presidentët kryesuan në takimin mes delegacioneve.

Duke folur në pjesën e takimit të hapur për shtyp, Presidenti Erdogan tha se me Tebbun kanë patur një takim efikas.

Erdogan bëri të ditur se ata po vlerësojnë hapat e përbashkëta dhe bashkëpunimin që mund të merren në fusha të tilla si ekonomia, tregtia, investimet, industria e mbrojtjes dhe turizmi, ndërsa tha se gjatë takimi kryesisht u bisedua për zhvillimet në Libi.

“Turqia nuk ka asnjë qëllim tjetër përveç vendosjen e paqes dhe stabilitetit në Libi. Ne nuk mund të tolerojmë derdhjen e gjakut të vëllezërve dhe ndërhyrjen e huaj ndaj qeverisë legjitime. Ne mbështesim plotësisht procesin politik të pranuar nga libianët dhe armëpushimin nën udhëheqjen e Kombeve të Bashkuara”, deklaroi Erdogan.

Para konferencës së përbashkët për shtyp, Erdogan dhe Tebbun nënshkruan gjithashtu Marrëveshjen për krijimin e një Këshilli të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë midis dy vendeve.

Nga ana tjetër, Erdogan ka mbajtur një konferencë të përbashkët shtypi me Presidentin algjerian Tebbun, ku tha se ata do të vazhdojnë për të luftuar për ndaljen e gjakderdhjes në Libi.

Në fjalën e tij Presidenti Erdogan tha se një qasje që shpërblen agresorin dhe ndëshkon ata që favorizojnë paqen dhe pajtimin do të jetë fatkeqësia e Libisë.

"Nuk duhet të lejohen që Libia të shndërrohet në shesh lojërash të organizatave terroriste të Libisë dhe të baronëve të luftës" tha Erdogan, ndërsa shtoi: “Turqia me të gjitha mundësitë do të vazhdojnë të qëndrojë pranë vëllezërit e saj libianë”.

Presidenti Erdogan deklaroi se ata janë duke u përqendruar në hapat e përbashkët dhe mundësitë e bashkëpunimit me Presidentin algjerian Abdulmecid Tebbun për Libinë.

Presidenti algjerian Tebbun në deklaratën e bërë gjatë konferencës tha se “Ne u pajtuam me Presidentin Erdogan për të rritur vëllimin e tregtisë tonë në mbi 5 miliardë dollarë”.

 


Lajme të ngjashme