Ministri Soylu: Arrin në 22 numri i viktimave nga tërmeti, 4 në Malatya dhe 18 në Elazig

Soylu, Kurum dhe Koca dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp në qendrën e koordinimit të ngritur në Prefekturën e Elazigit, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit 6,8 ballë.

Ministri Soylu: Arrin në 22 numri i viktimave nga tërmeti, 4 në Malatya dhe 18 në Elazig

Në rajonin e goditur nga tërmeti vazhdojnë të qëndrojnë autoritetet turke si ministri i Punëve të Brendshme Suleyman Soylu, ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum dhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca.

Soylu, Kurum dhe Koca dolën në një konferencë të përbashkët për shtyp në qendrën e koordinimit të ngritur në Prefekturën e Elazigit, ku ishte edhe epiqendra e tërmetit 6,8 ballë.  

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu tha se si pasojë e tërmetit 4 qytetarë kanë humbur jetën në nënprefekturën Doganyol të rrethit Malatya ndërsa 18 persona kanë humbur jetën në rrethin Elazig.

Ai tha se në kuadër të të dhënave aktuale nuk ka asnjë të plagosur për të cilin ndjehet shqetësim në lidhje me funksionet jetësore dhe shtoi: “Që prej momentit të parë të tërmetit nga rrënojat janë nxjerrë të gjallë 39 persona. Në Doganyol nuk ka më asnjë njeri nën rrënoja”.

Edhe ministri i Shëndetësisë, Fahretin Koca tha: “Në rajonin e tërmetit janë ngritur 4 spitale fushore dhe 48 çadra”.

Kurse ministri i Mjedisit dhe Urbanizmit, Murat Kurum, tha: “Me 184 ekipet të përbëra nga 368 persona vazhdojmë punimet për përcaktimin e gjendjes së banesave. Ndërkaq aktualisht nuk ka asnjë problem në infrastrukturë në lidhje me ujërat e zeza, komplekset e pastrimit të ujit, ujit të pijshëm dhe kanalizimeve”.

Departamenti për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Situatave Emergjente (AFAD), Gjysmëhënës së Kuqe, Ekipet Kombëtare të Shpëtimit Mjekësor (UMKE) zjarrfikëse, ekipet mjekësore dhe ndihma emergjente, ekipet e kërkim shpëtimit të bashkive të rajonit të prekur nga tërmeti vazhdojnë punimet në rajonin e ndikuar nga tërmeti.  

 

 


Lajme të ngjashme