Erdogan në Elazig: Ne do të bëjmë çfarë të jetë e nevojshme për rimëkëmbje

Presidenti Erdoan mori pjesë në varrimin e dy viktimave të tërmetit, ku tha: “Që prej të kaluarës e deri më tani ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t'i kalojë me durim këto tërmete”.

Erdogan në Elazig: Ne do të bëjmë çfarë të jetë e nevojshme për rimëkëmbje

Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) së bashku me Kryetarin e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Shentop (Mustafa Şentop) dhe Zëvendëspresidentin Fuat Oktaj (Oktay) shkoi në Elazig për të bërë inspektime në lidhje me tërmetin 6,8 ballë me epiqendër nënprefekturën Sivrice të këtij rrethi.

Presidenti Erdoan mori pjesë në varrimin e dy viktimave të tërmetit, ku tha: “Që prej të kaluarës e deri më tani ne kemi përjetuar shumë tërmete por ky popull ka ditur t'i kalojë me durim këto tërmete”.

“Ne si shtet bëjmë deri në fund çfarë të kemi në dorë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë edhe në të ardhmen. Ne do të vazhdojmë punimet e kërkim shpëtimit”, tha Erdoan.   

Presidenti Erdoan në lidhje me shtëpitë e shembura dhe ato që janë dëmtuar nga tërmeti në rajon tha: “Në vend të rrënojave në fshatra dhe lagjet e ndikuara nga tërmeti me anë të Agjencisë për Administrimin e Banesave Kolektive ose Agjencia e Zhvillimit të Strehimit (TOKI) do të bëjmë atë që nevojitet. Nuk do të lëmë asnjë pa shtëpi”.

 


Lajme të ngjashme